Elton Tozaj, i njohur për deklaratat e tij të forta, ka ngritur sërish pluhur në opinionin publik me një koment të fundit drejtuar ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Sofjan Jaupaj. Në një mesazh të koduara, Tozaj ka lënë të kuptohet se ka informacione të cilat lidhin ministrin Jaupaj me çështje të ndjeshme, duke lënë hapësirë për spekulime dhe pyetje.
Përmes një postimi ku shprehu një “natë të mirë” për ministrin, Tozaj shtoi enigmatikisht: “O Sofjan Jaupaj, natën e mirë dhe kujdes shtratin e lumenjve. E di vetë ti”. Këto fjalë, pa sqarim shtesë, kanë nxitur kuriozitetin e madh në rrjetet sociale, ku ndjekësit po kërkojnë detaje mbi kontekstin e kësaj deklarate.
Kjo nuk është hera e parë që Tozaj bën akuza apo pretendime të forta ndaj figurave publike. Stili i tij provokues ka sjellë reagime të shumta në të kaluarën, duke e mbajtur atë në qendër të vëmendjes mediatike. Lidhur me këtë rast të fundit, mbetet të shihet nëse ministri Jaupaj do të reagojë zyrtarisht apo do të ketë sqarime të mëtejshme nga ana e Tozajt.
Situata ka krijuar një atmosferë pritjeje, ku publiku pret zhvillime të reja dhe sqarime për të kuptuar më mirë mesazhin e Elton Tozajt dhe implikimet e tij të mundshme për të dy palët.
