Kulturë

Festivali i parë, serenata korçare në funksion të turizmit

Festivali Ndërkombëtar i Serenatës, ideuar dhe realizuar nga Bashkia Korçë ka çelur të premten edicionin e parë për t’u kthyer në një traditë të përvitshme, si një nga festivalet më të rëndësishme të kalendarit vjetor të Korçës.

Nata e parë e Festivalit Ndërkombëtar të Serenatës në Korçë mbushi qytetin me tingujt magjepsës të kitarave dhe këngëve të dashurisë, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme për qindra vizitorë.

Ndërkohë sonte, vijon nata e dytë e festivalit, duke e shndërruar Korçën në një nga pikat më të rëndësishme kulturore të Shqipërisë që vazhdon të dhurojë emocion dhe art.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Serenatat korçare janë të njohura për të gjithë shqiptarët dhe të kënduara prej një shekulli e gjysmë, por organizimi i një festivali dedikuar serenatave, synon që të tërheqë më shumë turistë jashtë sezonit të lartë turistik dhe njëkohësisht të ruajë dhe kultivojë vlerat e serenatës si një pasuri kulturore e këtij qyteti.

Ky festival synon ta sjellë serenatën korçare në dy versione, atë tradicionalin dhe të përpunuarin.

Serenatat janë këngë që lindën si dedikime dashurie rrugicave të qytetit të Korçës e që luheshin me kitarë e mandolinë poshtë dritareve të vajzave, ndaj të cilave shprehnin dashurinë./ www.prishtina-post.com

>

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *