Showbiz

Koha do të zbulojë të vërtetën: Klodi reagon ndaj thashethemeve për tradhti

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Pas një periudhe tensioni dhe spekulimesh të shumta në lidhje me ndarjen e tij, Klodi ka vendosur të flasë hapur me ndjekësit e tij përmes një mesazhi emocionues.

“Njerëz, ju dua shumë. Fatkeqësisht nuk di çka tjetër të shtoj. Do të doja shumë t’ju jepja përgjigje, por nuk i kam as unë për t’ju dhënë. Gjithsesi, dashnia dhe respekti prej anës time mbeten gjithmonë. Faleminderit shumë për përkrahjen”, ka shkruar ai, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetje.

Reagimi i Klodit vjen pas zërave të shumtë që kanë qarkulluar në media dhe në rrjetet sociale, ku janë përmendur pretendime për tradhti dhe keqtrajtim. Ai ka ndarë mendimin e tij mbi këto teori, duke i konsideruar të pabaza.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Për sa i përket teorive të shumta, më duket e kotë edhe që po më duhet t’i adresoj, por u bë pak e tepërt… Nuk ka pasur kurrë as tradhti dhe as keqtrajtim prej anës time,” ka theksuar ai, duke u distancuar nga akuzat e rreme.

Klodi ka shprehur gjithashtu shqetësimin e tij për ndikimin që këto thashetheme kanë pasur mbi të dhe familjen e tij. “Kam dëgjuar shumë gjëra për veten dhe është e rëndë si për mua, ashtu edhe për familjen time,” ka shtuar ai.

“Koha do të tregojë çdo gjë,” ka përfunduar Klodi, duke lënë të kuptohet se beson se e vërteta do të dalë në pah me kalimin e kohës.

Në përfundim, ai ka falënderuar sërish ndjekësit për mbështetje dhe dashuri: “Ju dua.”

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *