Showbiz

Vendimi i Hagës për Kosovën: Eksperti Shtuni zbardh sfidat dhe të ardhmen e polarizuar

Kosova po përballet me një moment vendimtar historik, teksa sot pritet të shpallet aktgjykimi nga Gjykata Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ky vendim vjen pas dy vitesh sfidash politike dhe ka ngjallur shqetësime të thella lidhur me mbështetjen e aleatëve perëndimorë dhe të ardhmen e vendit, pavarësisht rezultatit që do të shpallet.

Adrian Shtuni, një ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë nga Uashingtoni, në një analizë për ‘Prishtina Post’, thekson se ky vendim nuk do të sjellë mbyllje, por përkundrazi, do të thellojë polarizimin shoqëror dhe do të vështirësojë pajtimin ndër-etnik.

Shtuni vlerëson formimin e Speciales si një arritje të rëndësishme për Kosovën, duke e cilësuar si një “standard të pashoq ligjor e moral” në Ballkanin Perëndimor. Ai thekson se, pavarësisht interpretimit të aktgjykimit, ky institucion përfaqëson një hap të rëndësishëm për shtetin.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Ndikimi do të jetë i rëndësishëm, por vendimi i sotëm nuk do ta mbyllë çështjen. Çdo aktgjykim do të ankimohet, dhe kjo do të theksojë më tej polarizimin shoqëror. Pas tre dekadash, rrëfimet për ngjarjet e luftës mbeten të papajtueshme për palët e përfshira,” shpjegon Shtuni. Ai shton se ky gjykim ka një rëndësi të veçantë pasi përfshin lidershipin politik të UÇK-së, duke e bërë atë më të rëndësishëm se proceset e mëparshme.

Ndërsa analizon reagimet e Beogradit, Shtuni i cilëson ato si të parashikueshme dhe si propagandë për të mbështetur narrativat viktimizuese, duke theksuar se çdo vendim do të shfrytëzohet për qëllime politike.

Lidhur me mundësinë e përplasjeve brenda Kosovës, ai nuk i përjashton, por bën thirrje për qetësi dhe menaxhim të situatës nga institucionet ligjzbatuese, pasi çdo ekses do të dëmtonte interesat e Kosovës.

Eksperti Shtuni vë në dukje se bllokada politike dhe zgjedhjet e shpeshta tregojnë mungesë orientimi dhe strategjie, duke kërkuar një “reset politik” për adresimin e nevojave urgjente të vendit.

Shtuni konstaton gjithashtu një zbehje të besimit të aleatëve, duke theksuar se pa rikthimin e tij, Kosova do të hasë vështirësi në integrimin euro-atlantik.

Ai hedh poshtë vlerësimet se Kosova rrezikon të cilësohet si vend i dështuar, duke e përshkruar si një shtet demokratik me sfida, por jo në prag kolapsi. “E ardhmja e saj nuk duhet të mbahet peng nga inate politike. Duhet të punojmë për të rikthyer stabilitetin dhe besimin e aleatëve,” përfundon ai, duke nënvizuar sakrificat e mëdha që Kosova ka bërë për të arritur deri këtu.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *