Më pak se 24 orë para shpalljes së verdiktit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, Arian Krasniqi, nipi i Jakupit, ka bërë një reagim të fortë.
Ai e ka cilësuar këtë periudhë si një moment kritik për historinë e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e saj për të ardhmen e vendit. Arian Krasniqi shprehu shqetësimin se ky verdikt do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në perceptimin e historisë së Kosovës.
Krasniqi theksoi se lufta për liri dhe barazi ishte një e drejtë e pamohueshme, e cila u formua nga vuajtjet dhe sakrificat e popullit shqiptar. Ai e theksoi se nuk mund të barazohet me agresionin serb, duke e quajtur këtë një padrejtësi historike.
Ai përmendi se shqiptarët e Kosovës ishin viktima të një lufte për liri dhe se kërkonin dinjitetin dhe të drejtën për të jetuar të lirë. Arian Krasniqi shprehu besimin se historia e popullit shqiptar duhet të ruhet dhe njihet ashtu siç është përjetuar nga ata.
“Sot, me shpresë dhe besim, presim aktgjykimin. Le të mbetet e paprekur e vërteta e historisë sonë”, përfundoi ai reagimin e tij.


