Karim Adeyemi ka arritur të tërheqë vëmendjen e mediave dhe tifozëve me një detaj të veçantë gjatë mbërritjes në qendrën stërvitore të Barcelonës.
Gjatë udhëtimit të tij, sulmuesi gjerman u filmua duke përdorur një automjet me targa të Kosovës, një pamje që ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale. Kodi “05”, që i përket rajonit të Ferizajt, ka qenë në qendër të vëmendjes.
Ky detaj ka bërë që shumë shqiptarë ta ndajnë pamjen në rrjetet sociale, duke e komentuar me humor dhe krijuar një atmosferë të ngrohtë për një Adeyemi “të shqiptarizuar”.
Futbollisti 24-vjeçar është një nga afrimet më të reja të Barcelonës për sezonin 2026/27. Transferimi i tij nga Borussia Dortmund u zyrtarizua më 23 korrik, me një kontratë që zgjat deri në vitin 2031.
Adeyemi ka filluar të lërë gjurmë edhe në fushë, duke shënuar golin e tij të parë në Champions League për Barcelonën në fitoren 5-1 ndaj Feyenoord, vetëm disa ditë pas transferimit të tij.

