Seriali më i ri turk, ‘Mercan Köşk’, ka shkëlqyer që nga debutimi i tij në ekranin e ATV-së, duke sjellë një histori të fuqishme dashurie dhe hakmarrjeje që ka rrëmbyer zemrat e publikut. Me një fillim të fortë, ky prodhim ka arritur të grumbullojë mbi 6 milionë shikime në YouTube në një kohë rekord, duke u shndërruar shpejt në një fenomen digjital.
I vendosur në sfondin e kopshteve me portokalle, ‘Mercan Köşk’ eksploron konfliktin mes dy familjeve të fuqishme, Mercandağ dhe Hozan. Historia përshkohet nga misteri, sekretet e së kaluarës dhe tensioni mes breza, duke krijuar një narrativë magjepsëse.
Një nga pikat më të forta të serialit është prezenca e aktorit dhe këngëtarit të talentuar shqiptar, Bertan Asllani, i cili merr jetë me rolin e Toprakut. Ai ndan ekranin me yje të njohur turk si Kubilay Aka (Aras) dhe Hafsanur Sancaktutan (Cemre), duke sjellë performanca të paharrueshme.
Episodi i parë ka fituar menjëherë vëmendjen e audiencës falë intrigave të personazheve, zhvillimeve emocionuese dhe ritmit dinamik. Përveç tyre, kastin e pasur e plotësojnë emra si Mehmet Özgür, Zeyno Eracar, Ulviye Karaca, Tülin Özen, Halil Babür, Haki Biçici, Can Bartu Aslan, Zehra Kelleci, Merve Şeyma Zengin, Selin Köseoğlu dhe Berna Cındıl, të cilët kontribuojnë në krijimin e një atmosfere unike.
Xhirimet e serialit, të cilat zhvillohen në ambientet e bukura dhe autentike të Tarsusit dhe Çukurovës, shtojnë një dimension vizual tërheqës, duke e bërë ‘Mercan Köşk’ një eksperiencë të plotë për shikuesit.


