E premte, 11 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

E rëndë| Gjendet i shtrirë para një marketi në Shtime, 51-vjeçari vdes rrugës për në Emergjencë – dyshohet se u ngulfat nga ushqimi

Një incident e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Shtime, ku një 51-vjeçar është gjetur i shtrirë para një marketi, ndërsa pak më vonë është konstatuar pa shenja jete.

Rasti është regjistruar rreth orës 22:30 në rrugën “Tahir Sinani”, përballë QIRSKP-së, ku Gavazi ishte gjetur i shtrirë para marketit “Elira”.

Ekipi i Emergjencës ka dalë në vendin e incidents dhe 51-vjeçari është transportuar me autoambulancë drejt Qendrës Emergjente në Shtime.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Por përpjekja për ta shpëtuar ka përfunduar tragjikisht.

Një detaj i evidentuar gjatë intervenimit ka ngritur dyshimet e para për atë që mund t’i ketë paraprirë vdekjes.

bazuar në informatave të rastit, mjeku ka dyshuar se 51-vjeçari mund të jetë ngulfatur gjatë konsumimit të ushqimit, pasi nga goja, përkatësisht fyti i tij, është larguar një copë ushqimi që mësohet të ketë qenë burek.

Megjideklaroitë, shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar zyrtarisht, ndaj ky mbetet vetëm dyshimi fillestar i evidentuar nga mjeku dhe nuk duhet trajtuar si përfundim mjeko-ligjor.

Në Emergjencë dhe në vendin ku ishte gjetur viktima kanë dalë hetuesit rajonalë dhe njësia e Forenzikës, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Për rastin është konsultuar edhe prokurori kujdestar për krime të rënda, Veton Shabani, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e të gjideklaroi veprimeve hetimore dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet rajonale në Ferizaj po vazhdojnë punën për të përcaktuar rredeklaroinat dhe shkakun përfundimtar të vdekjes.

Obduksioni pritet të japë përgjigjen nëse ngulfatja nga ushqimi ishte shkaku i vdekjes apo nëse 51-vjeçari kishte pësuar ndonjë gjendje tjetër shëndetësore para se të gjendej i shtrirë.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *