Showbiz

Sterkaj kundër Çobanit: “Zbuloni emrat!” për çiftin misterioz shqiptar

Një koment i fundit i bërë nga Eni Çobani në emisionin “Grida Duma Podcast” ka nxitur një debat të fortë në rrjetet sociale, ku një nga zërat më kritikë është ai i Rogert Sterkajt. Sterkaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën se si janë bërë këto deklarata, duke theksuar nevojën urgjente për zbardhjen e identitetit të personave në fjalë për të shmangur spekulimet dhe thashethemet.

“Thuajini emrat!!! Aludime me zero fakte. Pa emra, kjo është thjesht publicitet i shpifur për veten dhe atë ‘gazetaren e akullores’. Kush janë ata?”, ka shkruar Sterkaj në një postim të tij, ku shihen edhe Grida Duma e Eni Çobani.

Reagimi i Sterkajt vjen pas një deklarate të Eni Çobanit, e cila iu referua një konflikti brenda një familjeje të njohur shqiptare. Ajo përmendi një çift, i cili, pavarësisht imazhit publik si i afërt, përballej me probleme serioze në jetën private. Sipas Çobanit, të dy partnerët kishin pasur marrëdhënie jashtëmartesore dhe situata kishte kulmuar me lindjen e një fëmije, atësia e të cilit nuk i përkiste bashkëshortit. Çobani shtoi se, pavarësisht këtyre rrethanave, çifti nuk ishte divorcuar dhe nuk jetonte më bashkë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Pika më e diskutueshme e rrëfimit të Çobanit ka qenë pikërisht mungesa e emrave, një detaj që ka nxitur reagimin e Sterkajt dhe ka rritur kureshtjen e publikut për të ditur identitetin e çiftit në fjalë. Pa një sqarim zyrtar nga personat e përfshirë, çdo emër që qarkullon si çifti misterioz i përmendur nga Çobani mbetet thjesht një hamendje, duke e kthyer këtë histori në një çështje të ndjekur me kërshëri nga publiku.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *