Showbiz

Beatrix Ramosaj: Përndjekje në hijen e rrjeteve sociale për më shumë se 5 vite – Zbuloni të vërtetën pas spekulimeve

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka ngritur shqetësimin publik për një situatë të rëndë që e ka shoqëruar për më shumë se pesë vite. Nëpërmjet postimeve të saj të fundit në Instagram, Beatrix ka zbuluar se po përndiqet nga një individ që përdor qindra llogari të rreme në rrjetet sociale për të mbledhur informacione rreth jetës së saj.

Ky person jo vetëm që i ka kontaktuar familjarët dhe miqtë e këngëtares, por edhe individë të tjerë që ajo thjesht i ndjek në platformat online. “Mbi 200 llogari false. Duke kontaktuar familjen time, miqtë e mi dhe madje edhe njerëz që thjesht i ndjek, duke u përpjekur të marrësh informacione për mua”, shkroi ajo, duke theksuar seriozitetin e përndjekjes që po i bëhet.

Menjëherë pas këtyre deklaratave, në rrjetet sociale kanë shpërthyer spekulimet, ku disa ndjekës kanë tentuar ta lidhin këtë situatë me ish-lidhjen e saj me Donald Veshajn dhe marrëdhënien e tij me Bora Zemanin, një temë e diskutuar gjerësisht gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Megjithatë, Beatrix ka reaguar menjëherë për të sqaruar dhe mohuar kategorikisht çdo lidhje me këto interpretime. Ajo i ka cilësuar këto aludime si “të çmendura” dhe një përpjekje për të kthyer një çështje serioze në një “dramë Big Brother-i”.

“Po flas për NJË person që më përndjek dhe më ngacmon prej më shumë se 5 VITESH përmes qindra llogarive false, duke kontaktuar familjen dhe miqtë e mi. NUK KA ASNJË LIDHJE ME BIG BROTHER-IN!!”, theksoi ajo, duke vënë në dukje se situata aktuale është shumë më e rëndë nga sa mund të perceptohet.

Edhe pse emri i Bora Zemanit është përmendur në lidhje me këto spekulime, Beatrix ka zgjedhur të mos i komentojë publikisht dhe ka hedhur poshtë çdo lidhje me këtë çështje. Identiteti i personit që po e përndjek mbetet ende i panjohur për publikun, duke lënë një mister të hapur rreth këtij individi.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *