Showbiz

Zidane rrefen incidentin e Botërorit 2006: Më mirë të vdisja sesa t’i kërkoja falje Materazzit

Zinedine Zidane, legjenda e futbollit francez, ka rikthyer në vëmendje një nga momentet më të diskutueshme të karrierës së tij, duke folur për incidentin me Marco Materazzin në finalen e Botërorit 2006. Në një intervistë të fundit, Zidane ka deklaruar prerë se nuk do të kërkonte kurrë falje për goditjen me kokë ndaj italianit, duke shtuar se do të preferonte të vdiste sesa të kërkonte falje nga një person që ai e cilëson si ‘njeri të lig’.

Kjo deklaratë e fortë ka ngjallur debate të shumta dhe ka ringjallur kujtimet e asaj sfide historike. Zidane shprehet se edhe pse ndjehet keq për rrjedhojën e ngjarjeve, ai nuk e konsideron të arsyeshme të kërkojë falje për veprimin e tij. ‘Nëse do të kërkoja falje, do të do të thosha se ajo që bëri ai ishte normale, dhe për mua nuk ishte normale,’ ka thënë Zidane.

Ai ka sqaruar se në fushë ndodhin situata të vështira dhe se ai nuk ka arritur të kontrollojë emocionet në atë moment. Si një faktor shtesë, Zidane përmendi gjendjen shëndetësore të nënës së tij, e cila ishte e sëmurë dhe e shtruar në spital. ‘Njerëzit nuk e dinin këtë dhe për mua ishte një moment shumë i vështirë. Kam përjetuar fyerje ndaj nënës sime gjatë karrierës, por kurrë nuk kam reaguar. Atëherë ndodhi ndryshe,’ ka shpjeguar ai.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Zidane ka theksuar se falja nuk do të ishte e sinqertë për Materazzin, duke e krahasuar me lojtarë si Kaká, të cilit ndoshta do t’i kërkonte falje. ‘Për të, kurrë. Do të ishte një poshtërim për mua dhe për ata që i respektoj. I kërkoj falje futbollit dhe tifozëve, por jo atij,’ ka deklaruar ish-trajneri i Real Madridit.

Ai e sheh këtë si një çështje nderi dhe respekti për veten dhe për mbështetësit e tij. Zidane ka vënë në dukje rëndësinë e etikës në sport, duke theksuar se të rinjtë duhet të mësojnë të luajnë me dinjitet. ‘Në fushë ndodhin gjëra të pakëndshme, por nuk duhet të ketë poshtërime. Duhet të luhet me fisnikëri,’ ka shtuar ai, duke inkurajuar lojtarët e rinj të reagojnë me maturi dhe të mos bien pre e provokimeve.

Duke folur për rivalitetin në futboll, Zidane ka thënë se ai është një aspekt i rëndësishëm, por ka dallim mes kundërshtarëve të këndshëm dhe atyre ‘të ligj’. Ai ka vlerësuar lojtarët që dinë të bëjnë shaka dhe të sjellin atmosferë pozitive. ‘Kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm në futboll, si Ronaldo, i cili ishte një fenomen në çdo kuptim. Futbolli është një sport që duhet të sjellë gëzim dhe kënaqësi, dhe unë besoj se duhet të ruajmë këtë frymë,’ ka përfunduar Zidane, duke theksuar se sporti më i popullarizuar në botë duhet të jetë një burim emocionesh pozitive dhe lidhjesh mes njerëzve.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *