Ekonomi

Kurti takon homologun kroat, flasin për sigurinë, Banjskën e Dialogun

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

   ​

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti e Plenkoviq kanë biseduar për sigurinë në Ballkan, sulmin terrorist në Banjskë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit.

“Mes marrëveshjeve dhe mundësive për thellim të bashkëpunimit, u veçua fusha e sigurisë si dhe ajo e arsimit për më shumë shkëmbime e trajnime të përbashkëta. Në këtë takim u bisedua dhe mbi paqen e sigurinë në Ballkan, ku Kryeministri tha se Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit. Ai theksoi sulmin paramilitar të Banjskës nga i cili u shënua dhe një vjetori i këtij akti terrorist tre ditë më parë, si dhe propagandën e vazhdueshme dezinformuese të aparatit shtetëror serb mbi Kosovën e veçanërisht veriun e vendit tonë.”, ka njoftuar ZKM.

Po ashtu bëhet e ditur se është diskutuar edhe mbi dialogun me Serbinë që zhvillohet në Bruksel.

“Kryeministri ritheksoi përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të normalizimit dhe nevojën për respektimin e pakusht, si dhe zbatimin e plotë e pa vonesa të mëtejme të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues, teksa Serbia ende nuk po e nënshkruan dhe nuk është e gatshme për ecjen tutje drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *