Juventus ka mbyllur pjesën e parë të sfidës kundër Frosinones me epërsi minimale 0-1, në kuadër të javës së parë të Serie A. ‘Zonja e Vjetër’ ka shfaqur një lojë dominuese që nga fillimi, duke treguar forcë dhe kontroll në fushë.
Golin e avantazhit për Juventusin e shënoi mbrojtësi brazilian Gleison Bremer në minutën e 22-të. Pas një krosimi të saktë nga Francisco Conceicao, Bremer u ngrit më së miri në ajër dhe me një goditje të fuqishme me kokë, duke shfrytëzuar edhe një gabim të portierit kundërshtar Lorenzo Palmisani, dërgoi topin në rrjetë.
Përpara golit, Bremer kishte tentuar të shënonte edhe në minutën e 17-të me kokë, por tentative e tij kaloi ngjitur me shtyllën.
Juventus iu afrua golit të dytë në minutën e 42-të, kur goditja e Pierre Kalulu u ndal nga shtylla e majtë. Një minutë më pas, portieri Palmisani shpëtoi sërish ekipin e tij duke pritur një goditje të Kenan Yildiz.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, duke lënë ambientin bardhezi optimist për vazhdimin e ndeshjes dhe ruajtjen e avantazhit.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Serie A, Venezia dhe Lecce përfunduan pjesën e parë me rezultatin 0-0.


