Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Amir Rrahmani, dhe partnerja e tij Drita Stublla, i kanë dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre dyvjeçare. Çifti, i cili ka ruajtur me fanatizëm jetën e tyre private, ka vendosur të ndajë me publikun momente të veçanta nga pushimet romantike dhe ceremonia zyrtare.
Pas një propozimi të veçantë të bërë në ishullin e Sicilisë më 30 maj, Amir dhe Drita morën një vendim të papritur për t’u martuar vetëm një muaj më pas, gjatë muajit korrik. Kjo nismë e tyre u bë e ditur përmes disa imazheve nga ceremonia civile, ku Drita shfaqej e lumtur.
Ajo vetë ka ndarë me humor prapaskenat e kësaj dite: “Pas propozimit, vendosëm papritur të martoheshim një ditë në korrik, e më pas u kthyem në shtëpi dhe fjetëm një gjumë”.
Drita Stublla, e cila njihet për natyrën e saj private dhe rrallëherë ndan foto me partnerin, ka zbuluar një detaj tjetër që konfirmon zyrtarisht martesën. Ajo ka shtuar mbiemrin e bashkëshortit në profilin e saj në Instagram, duke u prezantuar tashmë si Drita Stublla Rrahmani.

