Showbiz

Detaje nga Pushimet e Poi me Babain Ledri Vula: Një Lutje që zgjati qëndrimin

Sara Hoxha, ish-partnerja e reperit të njohur Ledri Vula, ka zbuluar një moment emocionues nga pushimet e vajzës së tyre, Poi. Përmes një postimi në Instastory, Sara ka treguar se Poi fillimisht kishte planifikuar të kthehej më herët, por dëshira e saj për të qëndruar edhe një ditë shtesë me babain dhe familjen e tij, bëri që ajo të ndryshojë planet.

“Kishte për të ardhur dje tek unë. Më mori në telefon me duar të hapura, duke u lutur të rrija edhe një ditë më shumë: ‘Sepse mami, po kaloj shumë mirë’”, ka rrëfyer Sara, duke shtuar se me ndjenjën e keqardhjes për ndarjen, por edhe gëzimin për lumturinë e vajzës, ajo pranoi kërkesën.

Aktualisht, Poi po shijon kohën e saj me Ledri Vulën dhe familjen e tij, duke u argëtuar në pishinë dhe duke kaluar momente të veçanta. Reperi gjithashtu ka ndarë disa pamje nga këto ditë, ku shihet Poi duke u argëtuar së bashku me të atin dhe të afërmit.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Pas një vizite në Ulqin pak ditë më parë, duket se familja ka vazhduar pushimet në rezidencën e Ledrit, duke shijuar ditë relaksi dhe argëtimi. Ky vendim i Poi-t tregon lidhjen e fortë që ajo ka me të dy prindërit dhe dëshirën për të maksimizuar kohën me të gjithë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *