Bëhet fjalë për Kadri Xhemailin, i cili e ka pranuar fajësinë para gjykatës dhe ka kërkuar falje për veprimin e tij.
Në seancën gjyqësore, prokurori ka kërkuar aprovimin e marrëveshjes, ndërsa mbrojtësi i Xhemailit,ka deklaruar se mbrojtja qëndron pranë marrëveshjes së arritur.
bazuar në aktakuzës, Xhemaili më 22 tetor 2025, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare, e kishte kanosur atë publikisht përmes rrjetit social Facebook.
Në mesazhin kërcënues, ai kishte përdorur edhe shprehje që nënkuptonin kërcënim me privim nga jeta.
Në seancën ku u shqiptua dënimi, Albin Kurti nuk ishte i pranishëm, ndonëse kishte pranuar ftesën për të marrë pjesë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.


