bazuar në të dhënave të fundit, dalja në Merdarë është më e ngarkuara, ku pritjet për automjete shkojnë deri në 140 minuta, ndërsa në hyrje pritja është rreth 10 minuta.
Ngarkesë e konsiderueshme paraqitet edhe në Dheu i Bardhë, ku për të dalë nga Kosova pritja arrin deri në 80 minuta, ndërsa hyrja bëhet me pritje prej 5 deri në 10 minutash.
Në Jarinjë, pritjet janë rreth 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa në Vërmicë rreth 5 minuta në të dy drejtimet.
Autoritetet rekomandojnë që udhëtarët të informohen për gjendjen në pikat kufitare para nisjes dhe, aty ku është e mundur, të zgjedhin pika alternative për të shmangur pritjet e gjata.

Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.


