Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka ndarë një detaj mjaft interesant me publikun, duke zbuluar një komunikim të pazakontë me bashkëshorten e tij lidhur me një ftesë për të marrë pjesë në edicionin e ri të reality show-t më të madh në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania 6”.
Blero, i cili nuk është i panjohur për formatet e reality show-ve, pasi më parë ka qenë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, ka telefonuar bashkëshorten për të diskutuar mundësinë e pjesëmarrjes së tij në këtë spektakël.
“Ça po bën… Më dëgjo se jam në një emision, por më ka ardhur një ftesë për të qenë pjesë e Big Brother VIP Albania 6”, i ka thënë Blero bashkëshortes, duke shtuar kuriozitetin rreth kësaj tentative.
Ajo, duke treguar interes, ka pyetur për datën e fillimit: “Okej, kur është?”. Blero është përgjigjur: “Besoj nga fundi i vitit”, duke lënë hapësirë për reflektim.
Megjithatë, ajo që e ka bërë bisedën më të veçantë ka qenë kushti i vendosur nga bashkëshortja. “Nga fundi i vitit… Nëse ti mundesh me nejt pa bebet, okej shko…”, ka thënë ajo, duke nënkuptuar nevojën për praninë dhe angazhimin e tij në familje.
Kjo bisedë, e zhvilluar me tone humori, dëshmon për marrëdhënien e fortë dhe komunikimin e hapur mes çiftit, duke përballur sfidat e mundshme që sjell një angazhim në një format televiziv si “Big Brother”.


