Aktorja e njohur amerikane, Heather Graham, ka bërë për vete mijëra ndjekës në Instagram me fotot e fundit të publikuara nga pushimet e saj luksoze në Itali.
Graham, 56 vjeç, po shijon rrezet e diellit dhe pamjet mahnitëse të Positanos, teksa ka zgjedhur të ndajë me publikun momente të veçanta nga kjo periudhë relaksi.
Në fotot e shpërndara, aktorja shihet duke pozuar me një bikini të kaltër, duke treguar linjat e saj trupore. Ajo u shfaq elegante me syze dielli, teksa shoqërohej nga regjisori italian, Michele Civetta.
Graham ka shkruar në mbishkrimin e fotove: “Më pëlqen shumë Positano dhe makaronat Nerano! Dhe @mcivetta.” Postimi i saj ka marrë qindra komente dhe mijëra pëlqime, duke vërtetuar popullaritetin e saj të vazhdueshëm.

