E premte, 11 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Man City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernándezin, Chelsea kërkon 140 milionë

Manchester City ka bërë një ofertë prej 120 milionë eurosh për mesfushorin argjentinas të Chelsea-t, Enzo Fernández, por londinezët kërkojnë rreth 140 milionë euro për ta liruar 25-vjeçarin.

“Qytetarët” synojnë ta transferojnë kampionin e botës në “Etihad”, ndërsa bisedimet mes dy klubeve janë duke vazhduar. City pritet të duhet ta rrisë ofertën nëse dëshiron të bindë Chelsea-n për shitjen e Fernándezit.

Interesimi i klubit anglez lidhet edhe me pasiguritë në mesfushë, veçanërisht rreth të ardhmes së Rodrit, i cili mësohet se është objektiv i Barcelonës.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Në anën tjetër, trajneri i Chelsea-t, Enzo Maresca, e njeh mirë Fernándezin dhe dëshiron ta mbajë në skuadër, pavarësisht interesimit të fuqishëm nga Manchester City.

Chelsea kishte vendosur një afat për ofertën e Cityt, ndërsa Maresca ka deklaruar se klubi i Pep Guardiolës nuk pritet të bëjë transferime të reja të premten.

Nëse marrëveshja mbyllet për 140 milionë euro, Fernández do të bëhej një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit, duke iu afruar rekordit britanik që u vendos pikërisht nga Chelsea në vitin 2023, kur e bleu argjentinasin nga Benfica.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *