Showbiz

Monika Kryemadhi zbulon të ardhmen e saj sentimentale: A ka vend për dashuri pas Ilir Metës?

Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e LSI-së, ka folur publikisht për jetën e saj personale dhe mundësinë e një lidhjeje të re sentimentale pas ndarjes nga Ilir Meta. Në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, Kryemadhi ndau detaje interesante rreth jetës së saj.

Gjatë bisedës me moderatoren Lei Kraja, Kryemadhi u pyet për momentin e fundit kur një burrë i kishte gatuar për të. Ajo u përgjigj me humor duke theksuar se kurrë nuk ka pasur një partner që t’i gatuajë, përveçse në restorante. “Djali im është ai që gatuan,” tha ajo, duke shtuar se djali i saj ka aftësi të shkëlqyera në kuzhinë dhe është i aftë për punët e shtëpisë, falë përvojës së tij në konvikt. “Ata që kanë jetuar në konvikt dinë të gatuajnë, të lajnë dhe të pastruan,” shtoi ajo duke qeshur.

Momenti më intrigues i intervistës ishte kur Kraja e pyeti nëse e imagjinonte veten me një partner të ri në të ardhmen. Kryemadhi u shpreh qartë dhe me humor: “Jo, ik mi. Nuk kam nevojë të rri duke u kujdesur për brekët e të tjerëve.” Për të vënë më tej në dukje vendosmërinë e saj, ajo shtoi: “Fare. Jam shumë mirë. Zgjohem në mëngjes dhe i përkushtohem vetes sime.” Këto komente lëshojnë sinjale të forta se Monika Kryemadhi po përjeton një fazë të re jetësore, ku prioritet ka vetëpërkushtimi dhe pavarësia personale.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *