Labinot Rexha, i njohur për prezencën e tij energjike dhe suksesiun e tij të fundit në organizimin e dasmave dhe ahengjeve, ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Ish-banori i njohur i formatit “Big Brother VIP Kosova 4”, Labi, ka publikuar një video ku shfaqet duke mbajtur një sasi të konsiderueshme parash.
Postimi i tij, shoqëruar me pyetjen provokuese “Ku i keni bre koncertet e dasmat?”, drejtuar disa ish-banorëve të tjerë, ka ngjallur menjëherë reagime. Në një mënyrë humoristike, ai shtoi se “Më duhet një punëtor se kam mbet pa punëtor, hahahah”, duke nënkuptuar qartë se ai është aktualisht i angazhuar dhe fitimprurës.
Mes personave të përmendur në postimin e tij janë emra si Labi Haxhiu, Klodian Mihaj, Sasa Hoda, Ludo Lee, Toney, Fjolla Morina, Bia Khalifa dhe Suanita. Kjo tregon se, pavarësisht çdo rivaliteti të mundshëm, marrëdhëniet mes ish-banorëve mbeten të gjalla.
Duket se ky veprim i Labit ka një qëllim më të thellë se një shaka e thjeshtë. Ai ka zgjedhur të shfrytëzojë suksesin e tij aktual në evente dhe fitimet e tij për të ngacmuar ish-konkurrentët, duke sugjeruar se ai ndodhet në një pozicion më të favorshëm profesionalisht.
Pas përfundimit të periudhës së tyre në “Big Brother”, duket se tensionet dhe rivalitetet mes ish-banorëve vazhdojnë të jenë prezentë. Me këtë postim të fundit, Labi konfirmon se gara për vëmendje dhe sukses mes tyre nuk ka të ndalur. Ndërsa aventura e tij në shtëpinë e famshme mund të ketë marrë fund, thumbimet e tij ndaj ish-banorëve duket se sapo kanë filluar.


