Këngëtari i njohur shqiptar, Luizi Ejlli, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj temperaturave të larta që kanë pushtuar vendin, duke i cilësuar si “nxehtësi afrikane”.
Përmes një postimi humori në rrjetet sociale, Ejlli ka ndarë një fotografi nga automjeti i tij, ku termometri shënonte 45 gradë Celsius. Ai ironizoi me situatën duke pyetur: “Na vjen i nxehti Afrikan, në dimër na vjen i ftohti Siberian. Po si nuk na erdhi njëherë nafta Arabe?”
Me këtë batutë, Luizi Ejlli ka rikthyer dozën e tij të zakonshme të humorit në platformat dixhitale, duke vënë në dukje kontrastet e motit dhe duke ironizuar me kushtet klimatike.


