Showbiz

AIP dhe ATK Bashkohen: Mbikëqyrje e Përbashkët për Bizneset Online dhe Portale

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të forcimit të mbikëqyrjes së aktiviteteve ekonomike në mjedisin digjital.

Ky memorandum synon të shtojë kontrollin ndaj bizneseve online, faqeve në rrjete sociale, portaleve mediale dhe platformave të tjera digjitale, përmes inspektimeve të përbashkëta dhe të koordinuara nga të dy institucionet, secila brenda fushëveprimit të saj ligjor.

Në kohën kur tregtia dhe shërbimet online po përjetojnë rritje, AIP dhe ATK kanë identifikuar sfida si mosrespektimi i kërkesave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe vështirësia në identifikimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitet ekonomik përmes platformave digjitale.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, AIP do të monitorojë respektimin e ligjeve për mbrojtjen e të dhënave personale, duke përfshirë politikat e privatësisë, përdorimin e cookies, bazën ligjore për përpunimin e të dhënave, transparencën dhe të drejtat e qytetarëve.

Nga ana tjetër, ATK do të verifikojë përmbushjen e detyrimeve tatimore nga subjektet që operojnë online. Qëllimi përfundimtar është krijimi i një mjedisi digjital më të sigurt, transparent dhe të rregulluar, ku zhvillimi ekonomik shoqërohet me respektimin e ligjeve tatimore, të privatësisë dhe të drejtave të qytetarëve.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *