E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Takimi me Abdixhikun, Kurti: Ka një dallim drastik midis rezultatit zgjedhor dhe kërkesës së LDK-së

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk është arritur një marrëveshje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke vlerësuar se ekziston një dallim i madh mes rezultatit që LDK-ja ka marrë në zgjedhjet e 7 qershorit dhe kërkesave që po paraqet në negociata.

“Marrëveshje politike nuk e kemi ende, pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen dhe është bindja ime që ka një dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së”, është shprehur Kurti.

Ai ka theksuar se, bazuar në tij, ekziston një shpërputhje mes ambicieve të LDK-së dhe rezultatit që kjo parti ka arritur në zgjedhje.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Në këtë situatë ku kemi ambicie, apetite që LDK ta ketë presidentin ndonëse e dini që për ta aplikuar për president nevojiten 30 nënshkrime, për tu zgjedhur duhet 61. Ka shpërputhje të madhe mes rezultatit dhe ambicieve”, është shprehur Kurti.

Kurti ka deklaruar se asnjëherë presidenti nuk ka qenë nga opozita dhe se preferenca e parë e Lëvizjes Vetëvendosje mbetet zgjedhja e një presidenti konsensual.

“Por nëse nuk ka president konsensual dhe nëse vijmë te presidenti partiak atëherë është Lëvizja Vetëvendosje, parti për parti jemi ne. Ne i kemi 53 deputetë, e tre të tjerë së bashku gjithsej bëjnë 47. Le të mos zgjedhim president partiak, të shkojmë me një figurë akademike, profesionist të dëshmuar, por nëse kjo refuzohet në mënyrë kategorike, atëherë kur shkojmë te subjektet politike para së gjideklaroish e mbi të gjideklaroish, fituesi i zgjedhje që nuk është fitues i zakonshëm i zgjedhjeve, në këtë situatë e kemi të pamundur të bëjmë marrëveshje politike që e deformojnë rezultatin zgjedhor”, ka theksuar Kurti.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *