Në moshën vetëm 26-vjeçare, Sydney Towle, një figurë e njohur në rrjetet sociale, ka humbur betejën e saj heroike kundër një forme të rrallë kanceri. Familja e saj konfirmoi me pikëllim ndarjen nga jeta të Sydney-t, e cila luftoi për pothuajse tre vjet kundër kolangiokarcinomës, një kancer i rrugëve biliare që kishte përhapur metastaza në trupin e saj.
Vëllai i saj, Austin, ndau lajmin e trishtë përmes një videoje emocionuese në TikTok, duke përshkruar momentin e qetë të ndarjes nga jeta të motrës së tij pas sfidave të shumta shëndetësore. Me një komunitet të madh prej mbi 1 milion ndjekësish në TikTok dhe mbi 200 mijë në Instagram, Sydney nuk hezitoi të ndante përvojën e saj me publikun. Ajo shpërndau me sinqeritet luftën me kimioterapinë, sfidat e përditshme, por edhe momentet e gëzimit dhe shpresës, duke u bërë një burim frymëzimi për mijëra njerëz.
Familja Towle theksoi dëshirën e fortë të Sydney-t për të rritur ndërgjegjësimin mbi kanceret e rralla dhe për të inkurajuar individët të kujdeseshin më shumë për shëndetin e tyre. Pas lajmit të vdekjes, rrjetet sociale u mbushën me mesazhe homazhi nga ndjekësit, të cilët e përshkruan Sydney-n si një “dritë të madhe” dhe një frymëzim të jashtëzakonshëm.
Edhe përballë sëmundjes, Sydney ruajti pozitivitetin dhe arriti të realizonte një ëndërr të sajën më të madhe: të sfilonte si modele gjatë Miami Swim Week, duke treguar se forca e shpirtit mund të triumfojë mbi çdo pengesë.


