Showbiz

Albatriti feston 35-vjetorin, urimi i veçantë vjen nga Egzona

Këngëtari i njohur Albatrit Muqiqi, një emër i dashur për publikun, sot feston 35-vjetorin e lindjes së tij, një moment i veçantë që shënon një tjetër vit të suksesshëm në karrierën e tij.

Në këtë ditë të veçantë, urimet kanë mbërritur nga të gjitha anët, duke përfshirë fansat, kolegët dhe ata më të afërt. Një nga urimet më emocionuese ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Egzona Muqiqi.

Egzona ka ndarë një moment të bukur në rrjetin social Instagram, ku ka postuar një foto romantike me Albatritin. Ajo e ka uruar atë me fjalët e ngrohta: “Urime ditëlindjen zemra jem! Të Dua”.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Albatriti, me një karrierë që zgjat dekada, vazhdon të jetë një nga artistët më të njohur në skenën muzikore shqiptare. Ai ka arritur të fitojë zemrat e shumë njerëzve me zërin e tij të veçantë dhe performancat e paharrueshme.

Gjatë këtij sezoni veror, ai është i angazhuar në një kalendar të ngjeshur, duke performuar çdo natë në dasma, ahengje familjare dhe ngjarje muzikore të ndryshme.

Urimet për Albatritin vazhdojnë të mbërrijnë, duke reflektuar dashurinë dhe mbështetje të madhe që ai ka nga publiku dhe ata që e njohin. /Prive By Liberta Spahiu

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *