Showbiz

Dua Lipa shpreh emocionet e saj pas suksesit të Sunny Hill Festival

Dua Lipa ka ndarë emocionet e saj pas ditës së tretë të Sunny Hill Festival, duke shprehur krenari dhe mirënjohje për publikun dhe për të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e festivalit.

Në një postim në Instagram me shumë fotografi, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka shkruar se momentet në festival janë të papërshkrueshme dhe se është një ndjenjë e veçantë të organizosh këtë ngjarje në qytetin e saj bashkë me familjen.

“Momente të pabesueshme, vërtet të pabesueshme. Nuk ka fjalë për gëzimin, krenarinë dhe mirënjohjen që ndjejmë duke e organizuar këtë festival për qytetin tonë, bashkë me familjen”, ka shkruar Dua Lipa.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ajo ka theksuar se puna pas organizimit të festivalit është shumë e madhe, por çdo përpjekje ia vlen kur sheh mijëra njerëz të bashkuar në atë hapësirë, raporton Klankosova.tv.

“Provova të gjeja disa momente të qeta për ta përjetuar të gjithë këtë dhe kuptova se sa i veçantë është bërë ky festival. Çdo vit, në një mënyrë, vazhdon të bëhet edhe më i mirë”, ka shtuar ajo.

Dua Lipa ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që e bënë këtë edicion të paharrueshëm, duke thënë se mezi pret t’i shohë sërish vitin e ardhshëm në “kodër”.

“Faleminderit të gjithëve që erdhët dhe e bëtë këtë fundjavë të paharrueshme. Mezi presim t’ju shohim sërish vitin tjetër”, ka përfunduar ajo.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *