Pas përfundimit të sezonit të tretë të “Ferma VIP”, moderatorja Arbana Osmani ka lënë të kuptohet se është duke punuar për një projekt të ri televiziv, duke ngjallur menjëherë kuriozitetin e ndjekësve të saj.
Një postim i saj nga Korenë e Jugut ka bërë që fansat të spekulojnë mbi detajet e këtij projekti të ri.
Arbana aktualisht ndodhet në Korenë e Jugut, ku ka vizituar Zonën e Çmilitarizuar (DMZ), një vend historik që ndan dy Koretë. Ajo ndau me ndjekësit e saj disa momente nga ky tur, duke theksuar se vizita zgjati rreth shtatë orë dhe se në shumicën e itinerarit nuk lejohej përdorimi i telefonave, duke e bërë përvojën edhe më të veçantë.
Në postimet e saj, moderatorja e njohur u ndal edhe te historia e familjeve që u ndanë pas Luftës së Koresë, duke përmendur një program televiziv të vitit 1983 që ndihmoi në ribashkimin e shumë prej tyre. Kjo histori e prekshme ka bërë që Arbana të reflektojë mbi rëndësinë e lidhjeve familjare dhe historike.
Osmani e përshkroi këtë përvojë si një moment të veçantë, duke theksuar se ka një domethënie të veçantë për shqiptarët, duke pasur parasysh historinë e izolimit dhe komunizmit që ka përjetuar vendi ynë. Kjo ka sjellë një lidhje të fortë mes dy kulturave, duke e bërë vizitën edhe më të rëndësishme.
Megjithatë, postimi më i fundit i saj ka tërhequr vëmendjen më të madhe, ku Arbana shfaqet pranë kufirit së bashku me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj. Ajo ndau një selfie të veçantë nga ky moment, duke zbuluar se aty kishin marrë frymëzimin për projektin e radhës.
“Ia dolem të bëjmë një selfie te kufiri dhe morëm frymëzimin për projektin e radhës :),” shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se ky udhëtim ka qenë një burim i rëndësishëm frymëzimi për të.


