Showbiz

Callum Turner, Aktorit të njohur mungoi në Sunny Hill Festival – Ja arsyeja!

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival në Prishtinë, pavarësisht suksesit të madh dhe pranisë së shumë yjeve ndërkombëtarë, la pa përfshirë një figurë të njohur nga viti i kaluar: aktorin britanik Callum Turner.

Turner, i cili në edicionin e kaluar ishte i pranishëm krah Dua Lipës duke shijuar atmosferën festive, këtë vit nuk arriti të merrte pjesë për shkak të angazhimeve profesionale. Ai ndodhej në New York, ku po merrte pjesë në promovimin e filmit të tij më të ri, komedia romantike “One Night Only”.

Në këtë film, Turner mban rolin kryesor përkrah aktores Monica Barbaros, ndërsa premiera e tij në kinema është parashikuar për datën 7 gusht. Për të mbështetur lansimin e filmit, aktori ka nisur një tur intensiv promocional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë takime me fansa dhe aktivitete të ndryshme.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ndërkohë që pamjet nga aktiviteti promocional i Turner në New York qarkullonin në rrjetet sociale, Dua Lipa po shkëlqente në skenën e Sunny Hill Festival në Prishtinë. Nëse vitin e kaluar çifti shiheshin duke shijuar festivalin së bashku, këtë vit angazhimet e tyre profesionale i kanë ndarë në kontinente të ndryshme.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *