Real Madridi po përgatitet për ndryshime të mëdha në skuadër, me fokus të veçantë te përforcimi i mesfushës. Dy emra kryesorë që po qarkullojnë janë Rodri i Manchester Cityt dhe Yan Diomande i Leipzig. Pavarësisht një dëmtimi që e pengoi në fillim të sezonit të kaluar, Rodri ka treguar formë të shkëlqyer, veçanërisht në Botëror ku u shpall lojtari më i mirë.
Ish-legjenda e Real Madridit, Manolo Sanchis, është shprehur shumë optimist për mundësinë e transferimit të Rodrit. Në një prononcim për ‘El Partidazo de COPE’, Sanchis ka theksuar se klubi ka identifikuar qartë nevojat e tij në dy sezonet e fundit, të cilat lidhen kryesisht me mungesën e lojtarëve specialistë që mund të sjellin stabilitet dhe funksionalitet në mesfushë.
Kur u pyet drejtpërdrejt për Rodrin, Sanchis u shpreh entuziazst: “Më thuaj Rodrin dhe unë do të nënshkruaj tri herë.” Ai beson se Rodri është pikërisht profili i lojtarit që Real Madridit i duhet për të ringritur nivelin.
Sanchis ka vlerësuar pozitivisht edhe Yan Diomanden, duke e cilësuar si një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm që do të shtonte konkurrencën në skuadër. Megjithatë, përparësia kryesore për të mbetet Rodri.
Me këto përforcime të mundshme, Real Madridi tregon ambicie të larta për të rikthyer dominimin në futbollin evropian. Transferimi i Rodrit, në veçanti, shihet si një hap kyç drejt arritjes së këtij qëllimi.


