Barcelona po përballet me një sfidë të madhe pas lëndimit të rëndë të mesfushorit Frenkie de Jong, i cili pritet të mungojë për 5-6 muaj. Klubi katalanas tashmë ka nisur kërkimet në tregun e transferimeve për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm për të plotësuar boshllëkun e lënë nga holandezi.
Një nga emrat kryesorë që po diskutohet është Azzedine Ounahi, mesfushori maroken i cili aktualisht luan për Gironën. Ounahi, 26 vjeç, ka bërë përshtypje me paraqitjet e tij në La Liga dhe ka qenë prej kohësh në radarin e skautëve të Barcelonës.
Fillimisht, klauzola e largimit të tij ishte 25 milionë euro, por me rënien e Gironës në Segunda Divizion, situata financiare e klubit duket se e bën Ounahin më të arritshëm. Raportohet se ai mund të jetë në dispozicion për rreth 10 milionë euro, një shumë e përballueshme për Barcelonën, duke pasur parasysh gjendjen e tyre financiare.
Ky transferim do të ishte një mundësi e artë për Barcelonën për të forcuar mesfushën dhe për të rritur konkurueshmërinë në garat aktuale. Ounahi konsiderohet një lojtar me potencial të madh dhe një lëvizje drejt Camp Nou do të ishte një hap i rëndësishëm për të dyja palët.
Me afrimin e merkatos së dimrit, tifozët e Barcelonës janë në pritje për të parë nëse klubi do të veprojë shpejt për të siguruar shërbimet e Ounahit si zëvendësues ideal për De Jong.

