Showbiz

Momenti viral/ Katy Perry i bën të papriturën 10-vjeçares në Kosovë

Katy Perry, ylli i muzikës pop, ka sjellë një natë magjike në Sunny Hill Festival 2026, duke mahnitur publikun me performancën e saj të jashtëzakonshme në Prishtinë.

Gjatë koncertit, një episod i veçantë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kur Katy u afrua pranë një fanseje të vogël, 10-vjeçares Era, e cila nuk mundi të mbante lotët nga emocionet.

Momenti u bë edhe më emocionues kur këngëtarja e përqafoi vogëlushen dhe kaloi disa çaste të paharrueshme me të, ndërsa mijëra fansa e duartrokisnin me entuziazëm.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Era, e cila e kishte ditëlindjen, e përjetoi këtë takim si dhuratën më të bukur që mund të merrte ndonjëherë. Katy vendosi ta bëjë atë moment edhe më të veçantë, duke e ftuar të këndonin së bashku një pjesë të hitit të saj “Roar”.

“Si dhuratë për ditëlindje, do të këndojmë bashkë këngën ‘Roar’,” tha Katy, duke i dhënë mundësinë Erës të ndjehej si një yll në skenë.

Ky moment i veçantë u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë një nga episodet më të komentuara të natës së parë të festivalit, ku Katy interpretroi edhe hite të tjera si “Firework”, “Dark Horse”, “California Gurls”, “Teenage Dream” dhe “Roar”.

Performanca e saj jo vetëm që shënoi një natë të paharrueshme për fansat, por gjithashtu theksoi lidhjen e veçantë mes artistëve dhe admiruesve të tyre, duke sjellë emocione të thella dhe kujtime të paharrueshme.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *