Ish-banorja e njohur e reality show-t, Alice Maselli, duket se ka lënë pas të kaluarën dhe ka gjetur një dashuri të re. Pas përfundimit të lidhjes së saj me Klodin, ish-partneri i saj, Alice ka nisur një kapitull të ri emocionues.
Partneri i saj më i ri, Gianmatteo Canfarelli, një atlet dhe sportist italian, ka publikuar një fotografi mjaft private në rrjetet sociale, duke konfirmuar kështu raportin e tyre të ri. Në imazhin e ndarë, dyshja shihet e përqafuar ngrohtësisht, me një mbishkrim të thjeshtë “Ops”, duke lënë pak vend për dyshime rreth romancës së tyre.
Ky zhvillim vjen pas konfirmimit publik të Klodit për përfundimin e lidhjes së tyre. Megjithatë, duket se të dy ish-partnerët kanë ecur përpara. Klodi, pas ndarjes nga Alice, ka rigjetur lumturinë në krahët e Elijonës, finaliste e BBVK4, me të cilën kishte zhvilluar një miqësi të fortë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4. Tani, të gjithë duket se janë duke shijuar kapitujt e rinj të jetës së tyre.


