E enjte, 30 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Rrezik për punëtorët, Inspektorati Qendror i Punës mbyll dy kantiere

Inspektorati Qendror i Punës ka mbyllur dy kantiere ndërtimi në Podujevë dhe Shtime, pasi gjatë kontrolleve ka evidentuar shkelje të rënda të kushteve të punës dhe sigurisë për punëtorët.

bazuar në njoftimit të Inspektoratit Qendror të Punës, inspektimet janë kryer pas disa raportimeve, ku janë gjetur parregullsi që paraqisnin rrezik serioz për shëndetin dhe jetën e punëtorëve.

Për shkak të mungesës së masave të nevojshme mbrojtëse, është marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në dy kantiere, deri në eliminimin e plotë të mangësive të konstatuara.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ndërkohë, në një rast tjetër në Ferizaj, Inspektorati Qendror i Punës ka dërguar rastin në Policinë e Kosovës, pasi një punëdhënës dyshohet se ka dëmtuar shiritin ndalues dhe ka vazhduar punimet, pavarësisht urdhrit për ndalim.

Inspektorati ka apeluar te punëdhënësit që të respektojnë rregullat e sigurisë dhe të krijojnë kushte të sigurta pune, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *