Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka shprehur shqetësimin e saj të fortë përpara ndjekësve në rrjetet sociale, duke dhënë alarmin për një profil fals që po shfrytëzon identitetin e saj.
Nëpërmjet një postimi të publikuar në Instastory, Seferi ka shpërndarë imazhin e një llogarie të rreme në platformën Snapchat, e cila mban emrin e saj dhe përdor pa leje fotografi personale e profesionale.
“Kujdes! Ky nuk është profili jem.. Nëse merrni mesazhe apo foto nuk jam unë,” ka shkruar ajo mbi pamjen e llogarisë mashtruese, duke u bërë thirrje publikisht ndjekësve të saj të kenë kujdes dhe të mos bien pre e komunikimeve apo mashtrimeve që mund të vijnë nga ky profil.
Lela ka qartësuar se nuk ka asnjë lidhje me llogarinë e dyshimtë dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që të identifikojnë dhe të mos u besojnë mesazheve që mund të paraqiten në emër të saj nga burime jo zyrtare.


