Pas një pritjeje të gjatë, Dhurata Dora dhe Gjesti kanë publikuar para pak minutash bashkëpunimin e tyre të ri, “Gasolina”.
Kënga ishte paralajmëruar që gjatë verës së kaluar, por publikimi i saj u shty për shkak të zhvillimeve që pasuan në jetën dhe karrierën e Gjestit.
Megjithatë, projekti nuk u harrua nga publiku dhe pritja për të vetëm sa u rrit.
Ditët e fundit, pjesë nga “Gasolina” u përhapën me shpejtësi në TikTok, duke u përdorur në një numër të madh videosh edhe para publikimit zyrtar.
Tashmë kënga është publikuar e plotë në YouTube, e shoqëruar edhe me videoklip.
Projekti është realizuar nga shtëpia produksionale Sekuencë, ndërsa regjinë e ka bërë Arian Dalladaku. /Prive By Liberta Spahiu

