Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga rrëzimi i një vinçi në një kantier ndërtimi në Rrugën A të Prishtinës.
Viktima, sipas informacioneve paraprake, nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga ky incident fatal. Personeli mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Urgjente, të cilët mbërritën shpejt në vendngjarje, konfirmuan vdekjen e të riut në vendin e ngjarjes.
Përveç viktimës, nga ky rrëzim i papritur i vinçit ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër. Ai është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.


