Një moment i jashtëzakonshëm, i mbushur me pasion dhe dashuri, ka ndodhur gjatë transmetimit të fundit të emisionit ‘She’s On Top’. Mateo Borri ka shfaqur gjeste të forta romantike për partneren e tij, Brikena Selmani, duke i dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq.
Krahas luleve, Brikena mori edhe një kartolinë speciale me mbishkrimin: “Për bionden që më ka vjedhur zemrën”, një dedikim që emocionoi çiftin.
Ky gjest romantik nga Mateo nxiti emocionet e Brikenës, duke i shkëmbyer përqafime dhe puthje në prani të publikut dhe kamerave. Atmosfera në studio u kthye në një moment intim dhe të ngrohtë dashurie.
Surpriza u mirëprit me duartrokitje dhe buzëqeshje nga të gjithë të pranishmit, ndërsa Brikena shprehu mirënjohjen e saj ndaj Mateos për këtë kujtim të veçantë.
Historia e tyre e dashurisë, e cila nisi në edicionin e pestë të ‘Big Brother VIP Albania’, po vazhdon të zhvillohet edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, duke qenë në qendër të vëmendjes dhe pëlqimit të fansave.

