Familja e njohur e TikToker-it kosovar, Miran Ramadani, po shijon momente të veçanta lumturie. Mirani dhe bashkëshortja e tij, sipas informacioneve dhe imazheve të ndara së fundmi, po presin me padurim ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë.
Një fotografi e publikuar nga vetë Mirani në platformën Instagram Story ka zbuluar barkun e rrumbullakosur të bashkëshortes, duke konfirmuar kështu shtatzëninë e saj. Ky lajm i ëmbël vjen pas lindjes së djalit të tyre, duke shtuar edhe më shumë gëzim në familjen Ramadani.
Të gjithë fansat dhe miqtë urojnë çiftit mbarësi dhe shëndet në këtë kapitull të ri të jetës së tyre.


