Showbiz

Eliza Hoxha Rikthehet në Skënë Pas 2 Dekadash: Ja Çfarë E Binditi Artisten!

Eliza Hoxha, këngëtarja e dashur për publikun, ka emocionuar të gjithë me rikthimin e saj spektakolar në skenë pas plot 20 vitesh mungesë. Ajo u shfaq krah artistit të ri, Yll Limani, në koncertin e tij të mbajtur në Prishtinë, duke interpretuar së bashku hitin e saj ikonik “Kthehu”.

Nëpërmjet një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Eliza ndau emocionet e forta të mbrëmjes dhe shpjegoi arsyet që e shtynë të pranonte me entuziazëm ftesën e Yll Limanit. Ajo theksoi lidhjen e saj të vjetër me Yllin, të cilin e njeh që kur ishte fëmijë, dhe shprehu mirënjohje të thellë për punën e tij, përfaqësimin profesional dhe ekipin e talentuar që qëndron pas çdo detaji të produksioneve të tij.

“Ishte një mbrëmje magjike për mua… Nuk e di si e qysh, por ishte e pamundur me i thanë jo ftesës së Yllit”, ka shkruar këngëtarja, duke nënvizuar lidhjen e ngrohtë dhe respektin reciprok.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Përtej nostalgjisë dhe gëzimit të rikthimit në skenën muzikore pas dy dekadash, Eliza Hoxha shprehu krenari të jashtëzakonshme për nivelin e lartë që ka arritur industria e muzikës shqiptare sot. Ajo vlerësoi në mënyrë të veçantë kontributin e Yll Limanit dhe gjeneratës së re të artistëve, të cilët, sipas saj, po e zhvillojnë dhe promovojnë muzikën me standarte botërore, duke e bërë atë “ashtu si i ka hije”.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *