Prezantuesja dhe sipërmarrësja e njohur, Luana Vjollca, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram Story. Vjollca u shfaq në një imazh tërheqës, ku kishte veshur bikini dhe një bluzë me një mesazh të veçantë.
Bluzën mbante mbishkrimin “E di që jam e preferuara jote”, një dedikim që mund të lërë vend për shumë interpretime. Megjithatë, vëmendja kryesore e ndjekësve nuk u përqendrua vetëm te mesazhi.
Bukuroshja shqiptare shfaqi linjat e saj trupore të tonifikuara, duke u paraqitur më në formë se kurrë më parë. Pamja e saj joshëse dhe elegante la shumë hapësirë imagjinatës, duke marrë komente dhe pëlqime të shumta.


