Selin Bollati, emri më i përfolur pas fitores në edicionin më të fundit të “Big Brother VIP Albania”, ka sjellë një detaj emocionues nga jeta e saj, duke ndarë me publikun një zakon bamirës që praktikon prej vitesh. Përmes një postimi në rrjetet sociale, fituesja e reality show-t iu përgjigj një pyetjeje të shpeshtë nga fansat: çfarë ndodh me rrobat që nuk i mban më në përdorim.
Në një bisedë private të publikuar në Instagram, Selin zbuloi se përgjigjja e saj është e thjeshtë dhe e qartë: “I dërgoj në xhami. Madje nesër duhen dorëzuar.” Ky veprim, siç sqaroi ajo, nuk është i ri, por një praktikë e vjetër që e ka mbajtur edhe para hyrjes në shtëpinë e “Big Brother”, por edhe pas daljes.
Ndërsa ka pasur raste kur ka dhuruar rroba direkt personave që i shkruajnë në mesazhe private (DM), Selini ka theksuar se mënyra kryesore e saj për të ndihmuar është dërgimi i veshjeve në xhami, duke u ardhur në ndihmë personave në nevojë. Ky gjest i thjeshtë por me vlerë të madhe morale, tregon një anë tjetër të Selinit, atë të bamirësisë dhe solidaritetit.

