Showbiz

‘Më mungon zëri, përqafimi yt’, Elijona kujton motrën dhe nënën në përvjetorin e tyre

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Bëhen pesë vite nga aksidenti i rëndë tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë tanë.

Në këtë përvjetor të dhimbshëm, Elijona ka bërë një dedikim mjaft prekës në rrjetet sociale për të kujtuar nënën dhe motrën e saj, Lindën, të cilat u ndanë nga jeta në atë ditë të zezë të 25 korrikut 2021.

Elijona, e cila ishte vetëm 14 vjeçe kur përjetoi humbjen e madhe, ka shprehur dhimbjen e pashërueshme dhe mungesën e tyre të përhershme. Ajo vuri në dukje se sot ka arritur moshën 19-vjeçare — të njëjtën moshë që kishte motra e saj, Linda, kur iu ndërpre jeta në mes së bashku me të gjitha ëndrrat e saj.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Isha vetëm 14 vjeçe kur ju humba. Sot jam 19 vjeçe… po aq sa ishe ti Linda, kur jeta jote u ndërpre. Sot e kuptoj edhe më shumë sa e re ishe. Ti kishe vetëm 19 vjeçe, me aq shumë ëndrra, plane dhe momente që ende nuk i kishe jetuar”, ka shkruar ajo me zemër të thyer.

Përmes rreshtave plot dashuri e mall, Elijona është shprehur se forca për të mos u dorëzuar dhe për të ecur përpara vjen pikërisht nga kujtimi i tyre. Ajo theksoi se çdo sukses dhe sakrificë në jetë ua kushton atyre, me shpresën se po i bën krenare nga qielli.

Në përmbyllje të mesazhit të saj, përveç nënës dhe motrës, Elijona ka kujtuar edhe tetë viktimat e tjera që humbën jetën në atë tragjedi, duke u dërguar lutje dhe mbështetje familjeve të tyre./Prive By Liberta Spahiu

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *