Showbiz

Dua Lipa fotografohet sërish në Nju Jork, stili i saj tërheq gjithë vëmendjen

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, është fotografuar duke mbërritur në studion Electric Lady Studios në Nju Jork, duke nxitur sërish aludimet se është duke punuar për projekte të reja muzikore.

Këngëtarja 30-vjeçare u shfaq me një stil të thjeshtë, por tejet modern. Ajo kishte veshur një bluzë të gjelbër, pantallona sportive të zeza dhe atlete, ndërsa identitetin u përpoq ta mbante disi të fshehur me një kapuç të zi mbi kokë dhe syze të mëdha dielli.

Një nga detajet që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte çanta e saj luksoze Hermès Birkin, e personalizuar me shalle shumëngjyrëshe dhe varëse dekorative, e cila tashmë është kthyer në një nga aksesorët e saj të preferuar, transmeton KultPlus.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Megjithatë, ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte unaza me shkëlqim në dorën e majtë, e cila ka shtuar edhe më shumë interesimin e publikut pas raportimeve të fundit për martesën e saj me aktorin Callum Turner.

Një ditë më vonë, Dua u rikthye sërish në të njëjtën studio, këtë herë e veshur me një fustan të zi me pika, çizme të gjata lëkure, kapele New York Yankees dhe syze të errëta, duke mbajtur sërish të njëjtën çantë Hermès Birkin.

Edhe pse artistja nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar për një album të ri, paraqitjet e saj të shpeshta në studio kanë shtuar spekulimet se fansat mund të presin muzikë të re më shpejt nga sa mendohej.

Kujtojmë se kanë kaluar dy vjet nga publikimi i albumit të saj “Radical Optimism”, i cili u pasua nga një turne botëror shumë i suksesshëm. Ndërkohë, Dua Lipa duket se po shijon edhe një kapitull të ri në jetën personale, pas raportimeve se ajo dhe Callum Turner janë martuar në një ceremoni private./KultPlus

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *