Dona Janova, bija e këngëtares së njohur Afërdita Demaku, po jeton një nga periudhat më të lumtura të saj, pasi është shtatzënë. Ajo së fundmi ka ndarë me publikun disa imazhe të reja në rrjetet sociale, ku barku i rrumbullakosur dhe pamja e saj mbresëlënëse kanë tërhequr vëmendjen e menjëhershme të mijëra ndjekësve.
Fotografitë e publikuara tregojnë Donën të lumtur dhe plot energji, duke rrezatuar bukurinë natyrale që shtatzënia duket se ia ka theksuar edhe më shumë. Ky moment i veçantë vjen vetëm një vit pasi ajo kurorëzoi dashurinë me një ceremoni madhështore, duke u përgatitur tashmë për rolit të ri si nënë.


