Showbiz

Ludo Lee shprehet për rikthimin në Big Brother VIP: “Kam qenë produkt shumë i fortë”

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ish-finalisti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, ka folur për mundësinë e një rikthimi në formatin e njohur të reality show-t. Gjatë një interviste për emisionin “Koment për Koment” të Prive, ai u përball me komentet e ndjekësve, përfshirë atë ku një mbështetës shprehte bindjen se ai e meritonte fitoren dhe duhet të rikthehej në shtëpi.

Ludo Lee konfirmoi bindjen e tij se triumfi i takonte, duke theksuar kontributin e tij të plotë brenda lojës. “E kam merituar plotësisht, sepse si produkt kam dhënë shumë vlera dhe plotësisht e kam merituar si në pjesën e nominimeve, ashtu edhe në lojë,” deklaroi ai.

Lidhur me një rikthim të mundshëm, Ludo Lee e cilësoi veten si një personazh televiziv të fortë, i cili ka lënë mbresë te publiku. Ai sugjeroi se ndërsa figura e tij mund të jetë më pak e pranishme në Kosovë momentalisht, Shqipëria mbetet një treg ku ai shihet si një opsion interesant. “Kam qenë produkt shumë i fortë. Besoj që publiku ka qejf me parë Big Brother ‘Ludo Lee 2’. Në Kosovë u konsumua, por në Shqipëri ndoshta po,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se një ofertë për Big Brother VIP Albania do të ishte e mirëpritur.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *