Showbiz

Prishtinë: Gruaja që shkaktoi zjarre në kompleksin banesor arrestohet – Pamje ekskluzive

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e një kompleksi banesor në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku një grua rreth të 30-tave dyshohet se ka shkaktuar zjarr duke rrezikuar jetën dhe pasurinë e shumë familjeve. Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur e dyshuara ndez zjarr në një veturë brenda garazhit të kompleksit, dhe më pas edhe në ashensorin e të njëjtës ndërtesë.

Kjo nuk është ngjarja e parë e këtij lloji në këtë zonë. Një javë më parë, e njëjta grua dyshohet se ka dëmtuar një veturë në garazhet e një kompleksi banesor në Mati 1, duke përdorur një sprej të marrë nga çanta e saj. Pas denoncimit nga banorët, ajo u kthye dy ditë më vonë, duke ndezur zjarr në ashensorin e kompleksit në katin -2 me lëndë djegëse. Këto veprime të përsëritura kanë shtuar shqetësimin dhe frikën në mesin e banorëve, të cilët kanë lajmëruar vazhdimisht policinë.

Kulmi i veprimeve të saj erdhi të mërkurën në orët e para të mëngjesit, kur ajo i vuri flakën një veture tjetër në garazhin e një kompleksi përballë. Zjarri i shkaktuar ka dëmtuar edhe rrjetin elektrik të ndërtesës, duke lënë ashensorët jashtë funksionit. Banorët, të detyruar të evakuohen nga ndërtesa për shkak të tymit, kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Dje në mëngjes në orën 7:00 krejt jemi kon në gjumë, kur e kemi hap banesën krejt tym, jemi shqetësuar shumë, unë e kam edhe nënën e moshuar me shumë vështirësi e kemi qit deri poshtë, po thonë që është një femër që po i bon krejt këto dëme, nuk e dimë a është banore apo vjen veç me taxi I bon këtë problem edhe ik, jemi shumë të shqetësuar, kjo situate është që një java mo kulmi ka qenë dje mëngjes”, ka thënë një banore e tmerruar.

Autoritetet kanë reaguar shpejt pas ngjarjes së fundit. Policia ka njoftuar se personi i dyshuar është arrestuar dhe se të gjitha veprimet po kryhen në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Megjithatë, motivet pas këtyre akteve të qëllimshme dhe të rrezikshme mbeten ende të panjohura.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *