Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 62 aktakuza kundër 72 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 12 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit.
Vetëm Prokuroria Speciale gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.