Moderatori i njohur shqiptar, Ledion Liço, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë kohët e fundit, kryesisht për shkak të zërave të shumtë rreth një ndarjeje të mundshme nga partnerja e tij, Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një djalë.
Megjithatë, as Ledioni, as Sara nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike për të konfirmuar apo mohuar këto spekulime. Pavarësisht kësaj, moderatori ka arritur të tërheqë sërish vëmendjen në rrjetet sociale, por këtë herë për një arsye krejt tjetër.
Një ndjekëse e tij në Instagram i ka dërguar një mesazh privat, i cili shpejt u bë viral. “A do të bëhesh i dashuri im? Më kthe përgjigje”, thuhet në mesazhin e ndjekëses drejtuar Ledionit. Ky propozim i papritur ka ngjallur kureshtje dhe komente të shumta në mesin e publikut.
Ende nuk dihet nëse moderatori Ledion Liço i është përgjigjur këtij propozimi të pazakontë nga ana e ndjekëses.


